Insajderi
Sport

Basketbollisti i ri nga Mitrovica, Bledioni, vazhdon të spikasë në Gjermani, në dhjetor pritet të luajë ndaj Trepçës

Insajderi
27 July 2026 - 20:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Basketbollisti i ri nga Mitrovica, Bledioni, vazhdon të spikasë në Gjermani, në dhjetor pritet të luajë ndaj Trepçës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mitrovicasi i ri, Bledioni, po vazhdon të ndërtojë me sukses rrugëtimin e tij në basketbollin gjerman. I lindur në Gjermani, ai është pjesë e klubit Gladiators Trier, ku aktivizohet me ekipin U19 në NBBL (Nachwuchs Bundesliga), një nga ligat më të forta të basketbollit për grupmoshat e reja në Gjermani, shkruan Mitropol.

Pavarësisht moshës së re, Bledioni ka bërë hapa të rëndësishëm në zhvillimin e tij sportiv, duke u dalluar për përkushtimin, disiplinën dhe potencialin që ka shfaqur në lojë.

Një moment i veçantë e pret në muajin dhjetor, kur me ekipin e tij do të udhëtojë në Mitrovicë për t’u përballur në një ndeshje miqësore me Trepçën.

Takimi pritet të ketë rëndësi të veçantë për basketbollistin e ri, pasi do të luajë në vendlindjen e babait të tij.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark