Insajderi
Lajme

Kuvendi njofton se Haxhiu të premten do të takojë kryetarët e partive politike

Insajderi
28 July 2026 - 15:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kuvendi njofton se Haxhiu të premten do të takojë kryetarët e partive politike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kuvendi i Kosovës njoftoj se ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, do të takojë krerët e partive politike të premten e kësaj jave.

Këto takime janë për përgatitjen e seancës konstituive.

“Të premten, më 31 korrik, mbahet mbledhja e përbashkët e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, me kryetarët e subjekteve politike. Rendi i ditës: Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Takimet janë planifikuar të mbahen nga ora 11:00 në një sallë të Kuvendit


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark