Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka reaguar pas incidentit fatal në një punishte ndërtimi në rrugën A, ku një punëtor rreth të 20-ave humbi jetën dhe një tjetër u lëndua, duke e cilësuar ngjarjen si pasojë të “kapitalizmit të egër”.
Përmes një reagimi në ‘Facebook’, kolektivi akuzon industrinë e ndërtimit dhe institucionet shtetërore se po lejojnë që objektet të ndërtohen “mbi gjakun e punëtorëve”, ndërsa shteti, sipas tyre, po bëhet pjesë e këtij sistemi duke mos garantuar sigurinë dhe të drejtat e punëtorëve.
Sipas reagimit, punëtorët e ndërtimit përballen me paga të ulëta, kushte të rënda pune dhe detyrim për të punuar edhe në temperatura të larta, ndërkohë që institucionet ose tregohen indiferente ose dështojnë të veprojnë.
Kolektivi thotë se kushtet e vështira materiale po i shtyjnë punëtorët në marrëdhënie çnjerëzore pune dhe bën thirrje për organizim e mobilizim të klasës punëtore për mbrojtjen e jetës dhe dinjitetit.
“Në fund të reagimit, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist u bën thirrje punëtorëve që të organizohen për t’iu kundërvënë, siç thuhet, çdo pushteti që ushtron shtypje dhe shpërfillje ndaj tyre, me synimin për të mbrojtur jetën dhe dinjitetin e klasës punëtore”, përmbyllet reagimi. /Insajderi.org/