Insajderi
Lajme

Shoqërohen në polici gjashtë persona, konfiskohen armë dhe municion nga vetura me targa serbe

Insajderi
28 July 2026 - 23:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shoqërohen në polici gjashtë persona, konfiskohen armë dhe municion nga vetura me targa serbe
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjashtë persona janë shoqëruar në polici, ndërsa tre prej tyre janë ndaluar për 48 orë, pas një aksioni të zhvilluar nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe Doganën e Kosovës, në kuadër të hetimeve për trafikim të armëve.

Sipas njoftimit të Policisë, aksioni u zhvillua pas një hetimi që kishte zgjatur për një periudhë të gjatë, si dhe pas informatës së pranuar nga Dogana e Kosovës, e cila kishte ndaluar një automjet me targa të Serbisë, ku në një bunker të improvizuar ishin zbuluar fishekë të kalibrit 9 milimetra.

Pas kësaj, njësitet e Departamentit për Kufi kanë kryer kontrolle në katër lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës, ku janë identifikuar dhe shoqëruar për intervistim gjashtë persona të dyshuar.

Gjatë operacionit janë konfiskuar gjashtë armë zjarri, prej tyre katër armë të shkurtra dhe dy të gjata, 8,919 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një shurdhues për armë, 3,470 euro, si dhe një automjet që dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës penale.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, ndërsa me vendim të prokurorit tre prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Doganën e Kosovës, do të vazhdojë angazhimin për parandalimin dhe luftimin e veprimtarive kriminale, përfshirë trafikimin e armëve të zjarrit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark