Insajderi
Insporti

Krizë te Santosi? Neymar përballet me akuza për egoizëm, raportimet zbulojnë tensione dhe dilema për pensionim

Insajderi
29 July 2026 - 21:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Krizë te Santosi? Neymar përballet me akuza për egoizëm, raportimet zbulojnë tensione dhe dilema për pensionim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

E ardhmja e Neymarit në futboll vazhdon të mbetet e paqartë. Sipas raportimeve të Globo Esporte, brenda klubit të Santosit ekziston bindja se ylli brazilian është lodhur nga kërkesat e përditshme të futbollit dhe madje ka menduar edhe pensionimin e plotë nga sporti.

Megjithatë, sipas të njëjtit burim, Neymar po përballet me presion nga babai i tij për të vazhduar karrierën, për shkak të angazhimeve të shumta komerciale që lidhen me emrin e tij.

Burime pranë Santosit pretendojnë gjithashtu se 34-vjeçari është bërë i vështirë për t’u menaxhuar në përditshmëri. Sipas raportit, sjellja e tij egoiste ka shkaktuar pakënaqësi te bashkëlojtarët, trajnerët dhe drejtuesit e klubit.

Raporti thekson se edhe roli i Neymarit si lider është vënë në pikëpyetje, veçanërisht pas incidentit të ndodhur në muajin maj, ku ishte i përfshirë Robinho Jr.

Këto raportime vijnë në një periudhë kur Neymar së fundmi njoftoi edhe tërheqjen e tij nga Kombëtarja e Brazilit, ndërsa e ardhmja e tij në nivel klubesh mbetet ende e paqartë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark