Insajderi
Insporti

Real Madridi mbush arkën me mbi 146 milionë euro, “Los Blancos” përgatiten për goditjen e radhës në merkato

Insajderi
29 July 2026 - 22:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Real Madridi mbush arkën me mbi 146 milionë euro, “Los Blancos” përgatiten për goditjen e radhës në merkato
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Real Madridi po vazhdon të përfitojë financiarisht nga merkatoja e verës, duke arkëtuar mbi 146 milionë euro nga shitja e lojtarëve.

Klubi madrilen ka realizuar një sërë transferimesh, ku pjesa më e madhe e të ardhurave vjen nga largimi i talentit argjentinas Nico Paz, i cili iu bashkua Comos për 60 milionë euro.

Një tjetër shitje e rëndësishme ishte ajo e Víctor Muñoz te Liverpooli për 20 milionë euro, ndërsa Mario Gila u transferua te Milani për 15 milionë euro.

Po aq, 15 milionë euro, Real Madridi arkëtoi edhe nga transferimi i Álvaros te Bournemouth.

Ndërkohë, Jacobo Ortega dhe Víctor Valdepeñas u shitën respektivisht te Strasbourgu dhe Fiorentina për nga 8 milionë euro secili.

Në listën e largimeve figurojnë edhe Álex Jiménez, i cili u transferua te Bournemouth për 12.5 milionë euro, Mario Martín, që kaloi te Getafe për 3.5 milionë euro, si dhe Fran García, i cili iu bashkua Real Betisit në një marrëveshje me vlerë 4 milionë euro.

Këto shitje e çojnë shumën e arkëtuar nga Real Madridi në mbi 146 milionë euro, duke i dhënë klubit hapësirë të konsiderueshme financiare për të investuar në afrime të reja gjatë merkatos.

Në të njëjtën kohë, drejtuesit e “Los Blancos” vazhdojnë të punojnë edhe për objektivat kryesorë të verës, me emra si Rodri që mbeten në krye të listës së dëshirave.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark