Vazhdon të jetë sfiduese krijimi i besimit tek dëshmitarët e mbrojtur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon të jetë sfiduese krijimi i besimit tek dëshmitarët e mbrojtur

    Insajderi
    29 April 2016 - 10:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Policinë e Kosovës si dhe me mbështetjen e nj projekti të BE-së, organizuan një tryezë të rrumbullakët ku u diskutua për  mbrojtjen e dëshmitarëve dhe sfidat në zbatimin e legjislacionit.

    Ushtrues i detyrës i drejtorit të IGJK-së, Besim Morina, U.D. Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale z. Reshat Millaku dhe Sam Black ekspert nga projekti ËNIPRO III theksuan rëndësinë e kësaj tryeze e cila synon të shërbej si forum ku do të evidentohen problemet dhe propozohen zgjidhje për eliminimin e paqartësive sa i përket mbrojtjes së dëshmitarëve e në veçanti futjen e dëshmitarëve në Programin për Mbrojtjen e Dëshmitarëve.

    Në prezantimet e tyre, Prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Lulzim Sylejmani dhe Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve, Skënder Rrahmani prezantuan për situatën aktuale mbi dëshmitarët në kuadër të Programit mbi Mbrojtjen e Dëshmitarëve.

    U theksua se Drejtoria për Mbrojtjen e Dëshmitarëve është plotësisht funksionale dhe posedon teknologjinë e fundit në zbatim të programit, dhe mund të aplikohen të gjitha masat e parapara me ligj.

    Ndër sfidat kryesore që u diskutuan në këtë tryezë ishte krijimi i besimit të dëshmitarëve për këtë program. Në këtë aspekt pjesëmarrësit u zotuan që do të angazhohen brenda kompetencave të tyre të kontribuojnë në prezantimin e duhur të këtij programi për mbrojtjen e dëshmitarëve.

    Në veçanti, kryetarët e gjykatave dhe kryeprokurorët u zotuan në inkurajimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për paraqitjen e kërkesave për futjen në program të dëshmitarëve.

    Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin kryetarët e gjykatave dhe kryeprokurorët, Policia e Kosovës, dhe Shërbimi Korrektues./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark