Insajderi
Lajme

“Me dhimbje të thellë pranova lajmin” – Ramosaj njofton për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor, Selim Sutaj

Insajderi
30 July 2026 - 19:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Me dhimbje të thellë pranova lajmin” – Ramosaj njofton për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor, Selim Sutaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, njofton se me dhimbje të thellë ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-të burgosurit politik, Selim Sutaj.

“Selimi me guxim e sakrificë i shërbeu vendit në periudha të rëndësishme, duke dhënë kontributin e tij për lirinë, sigurinë dhe të mirën e përgjithshme.

Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sutaj, të afërmve, miqve dhe bashkëluftëtarëve të tij.

U prehtë në paqe!”, ka shkruar Ramosaj.

Njoftimi:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark