Insajderi
Lajme

“Nuk ekzistojmë për beteja të brendshme” – Abdixhiku reagon pas rikonfirmimit në krye të LDK-së: Karriget janë të përkohshme

Insajderi
30 July 2026 - 23:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Nuk ekzistojmë për beteja të brendshme” – Abdixhiku reagon pas rikonfirmimit në krye të LDK-së: Karriget janë të përkohshme
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i rikonfirmuar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar para medieve menjëherë pas përfundimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm, ku dështoi nisma e opozitës së brendshme për shkarkimin e tij.

Abdixhiku u shpreh i lumtur me rezultatin, duke falënderuar si delegatët mbështetës, ashtu edhe ata që kishin mendime ndryshe, ndërsa theksoi se ky kuvend ishte i panevojshëm dhe i dëmshëm për partinë.

“Jam i lumtur me rezultatin, falënderues për delegatët mbështetës që kanë rikonfirmuar rezultatin e janarit, siç jam mirënjohës edhe për delegatët e tjerë që ndajnë mendime ndryshe në këtë drejtim, por që të gjithë bashkërisht jemi zotuar që të punojmë bashkë e të bashkohemi rreth misionit tonë të përbashkët të LDK-së”, tha ai.

Kreu i LDK-së u kërkoi falje mbështetësve të partisë për përplasjet e muajve të fundit, duke nëvizuar se LDK-ja duhet t’i kthehet fokusit te qytetarët dhe stabiliteti i vendit.

“Siç kam thënë, ky kuvend ka qenë i panevojshëm, i pakohë e i padobishëm për LDK-në, sepse na ka mbajtur temë tash e ca muaj dhe në gjithë këtë periudhë kemi lënduar mbështetësit tanë… Nuk duhet të harrojmë asnjëherë që ne ekzistojmë për qytetarët e Kosovës, jo për beteja të brendshme partiake. Karriget janë të përkohshme, vijnë e shkojnë, por LDK ka mision shumë më të madh: që Republikës së Kosovës t’i japë stabilitet”, tha Abdixhiku./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark