Insajderi
Lajme

Hapën derën pasi ra zilja, katër persona të armatosur i grabisin në banesë pesë persona në Prishtinë

Insajderi
31 July 2026 - 09:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hapën derën pasi ra zilja, katër persona të armatosur i grabisin në banesë pesë persona në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pesë persona janë grabitur nën kërcënimin e armës në një banesë në Prishtinë, ndërsa dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 28 korrik rreth orës 19:45 në Prishtinë, ndërsa është raportuar më 30 korrik.

“Me 30.07.2026 pesë viktimat, një femër dhe katër meshkuj, kanë raportuar se deri sa ishin në banesën e tyre, ka rënë zilja dhe pasi kanë hapur derën, katër persona kanë hyrë brenda dhe nën kërcënimin e armës u kanë grabitur telefonat dhe stolitë që kishin në vlerë”, thuhet në raportin e Policisë.

Si pasojë e incidentit, dy nga viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

“Dy nga viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark