Insajderi
Lajme

Më 6 gusht seanca e Kuvendit, Haxhiu fton deputetët në seancën konstituive

Insajderi
31 July 2026 - 18:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Më 6 gusht seanca e Kuvendit, Haxhiu fton deputetët në seancën konstituive
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Albulena Haxhiu, në cilësinë e kryetares së Kuvendit nga legjislatura paraprake, ka ftuar deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës në seancën konstituive, e cila do të mbahet të enjten, më 6 gusht, duke filluar nga ora 10:00, në sallën plenare.

Në ftesën zyrtare, Haxhiu u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të marrin pjesë në këtë seancë, ndërsa ka njoftuar se rendi i ditës është bashkëngjitur me dokumentin.

Rendi i ditës përmban katër pika kryesore:

Formimin e Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve;

Betimin e deputetëve;

Zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit;

Zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.

Datën e seancës plenare, Haxhiu e kishte caktuar më herët, në cilësinë e ushtrueses së detyrës së presidentes.

“Në mbështetje të nenit 66, paragrafi 3, nenit 84 (pika 3) dhe nenit 90 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës (GZ, Nr. 47, 25 janar 2009), si dhe duke marrë parasysh Vendimin e datës 08.07.2026 (Nr. Prot. KQZ: 01/1433-2026) të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të datës 7 qershor 2026, të pranuara nga Zyra e Presidentes më datë 08.07.2026 (Nr. Prot.: 01/013-770-01/26), nxjerr:

VENDIM

  1. Mbledhja e Parë e Legjislaturës së Njëmbëdhjetë (XI) të Kuvendit të Republikës së Kosovës, thirret me datën 06.08.2026, në ora 10:00”, thuhet në vendimin e Haxhiut.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark