Insajderi
Lajme

Brenda sallës ku u vendos fati i tij, Abdixhiku publikon momentin kur u rikonfirmua në krye të LDK-së

Insajderi
31 July 2026 - 20:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Brenda sallës ku u vendos fati i tij, Abdixhiku publikon momentin kur u rikonfirmua në krye të LDK-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka publikuar pjesë nga fjalimi i tij i mbajtur dje në Kuvendin e kësaj partie, ku shihet edhe momenti kur ai u rikonfirmua si kryetar i LDK-së.

Në videon e publikuar, Abdixhiku shfaqet brenda sallës ku u zhvillua procesi i vendimmarrjes, në të njëjtin ambient ku ishte paraqitur edhe nisma për shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit të partisë.

Duke iu drejtuar anëtarëve të LDK-së, Abdixhiku ka thënë se ata kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë bashkëpunëtorë, përpara se të ishin kundërshtarë në këtë proces.

“Përpara se të jemi kundërshtarë në këtë çështje, kemi qenë dhe jemi bashkëpunëtorë. Përpara se të ndahemi rreth një emri, kemi qëndruar bashkë rreth një ideje. Ajo ide është LDK-ja. Do të ulem si njëri nga 355 delegatët e këtij kuvendi, e kësaj shtëpie të madhe të demokracisë, që e desha gjithmonë pakusht. Nga ky moment vendimmarrës jeni ju”, ka thënë Abdixhiku.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark