Insajderi
Insporti

Sportisti shqiptar bën shqiponjën në mes të Beogradit – serbët e cilësojnë provokim

Insajderi
01 August 2026 - 17:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sportisti shqiptar bën shqiponjën në mes të Beogradit – serbët e cilësojnë provokim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shqiptaro-amerikani i UFC-së, Dennis “The Great” Buzukja, është bërë një nga emrat më të komentuar para eventit UFC Belgrade, pasi tërhoqi vëmendjen gjatë peshimit zyrtar të zhvilluar të premtën në kryeqytetin serb.

Buzukja e kaloi pa asnjë problem procesin e matjeve dhe, menjëherë pasi zbriti nga peshorja, formoi me duar simbolin e shqiponjës dykrenare.

Gjesti u bë në mes të Beogradit, vetëm një ditë para duelit të tij në eventin e UFC-së.

Mediat në Serbi pretenduan se simboli kishte prapavijë politike dhe e cilësuan si një mesazh provokues.

Megjithatë, Buzukja reagoi menjëherë në rrjetet sociale, duke mohuar kategorikisht këto pretendime. Ai sulmoi një gazetar që kishte raportuar për rastin dhe theksoi se shqiponja dykrenare ishte thjesht një simbol i identitetit të tij si shqiptaro-amerikan.

“Zero provokim. E tregova shqiponjën shqiptare si një shqiptaro-amerikan. A është kjo provokim?”, shkroi ai, ndërsa ,më poshtë në postim shtoi se njerëzit në Beograd e kanë pritur me respekt dhe se mediat nuk duhet t’i shtyjnë tifozët drejt perceptimeve të gabuara.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark