Insajderi
Lajme

Gërmimet në Zubin Potok, Osmani: Serbia ende fle mbi varreza masive

Insajderi
02 August 2026 - 19:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gërmimet në Zubin Potok, Osmani: Serbia ende fle mbi varreza masive
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar lidhur me gërmimet për varrezë masive në Kalludër të Zubin Potokut.

Ajo u shpreh se Serbia ende fle mbi varreza masive dhe përsërit krimet, siç deklaroi, duke fshehur në mënyrë sistematike vendndodhjen e rreth 1 mijë e 600 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Postimi i plotë:

Serbia ende fle mbi varreza masive! Serbia ende përsërit krimet, duke fshehur në mënyrë sistematike vendndodhjen e rreth 1,600 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ndërkaq, mijëra familje në Kosovë ende jetojnë me dhimbjen e papërshkrueshme të plagëve që nuk janë mbyllur kurrë.

23 intelektualë nga Mitrovica u rrëmbyen dhunshëm nga forcat serbe në prill të vitit 1999, duke i lënë familjet e tyre, Mitrovicën dhe gjithë Kosovën në ankth të përditshëm për 27 vjet. Kontributi i tyre në arsim, shëndetësi e në veprimtari atdhetare do të mbesë gjithmonë në kujtesën e qytetarëve të Mitrovicës.

Përballë një rreziku të tillë, përballë dhimbjes së vazhdueshme të familjeve të Kosovës që ende kërkojnë vendndodhjen e më të dashurve të tyre dhe përballë një armiku që ende fle mbi varrezat masive të fëmijëve shqiptarë të vrarë gjatë luftës, asnjë dallim mes nesh nuk duhet të ketë rëndësi. Asnjë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark