Insajderi
Lajme

Richard Grenell publikon fotografi nga Beogradi: Më pëlqen të jem këtu, është magjik

Insajderi
02 August 2026 - 22:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Richard Grenell publikon fotografi nga Beogradi: Më pëlqen të jem këtu, është magjik
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Richard Grenell, ish-i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë–Serbi, ka publikuar fotografi nga qëndrimi i tij në Beograd.

Në një postim në Instagram, Grenell shkroi: “I love being in Belgrade. It’s magical.” (“Më pëlqen të jem në Beograd. Është magjik.”). Postimi u shoqërua me disa fotografi të realizuara në kryeqytetin serb.

Grenell ka qenë shpesh figurë kontroverse në Kosovë. Ai pati përplasje publike me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, të cilin e kritikoi vazhdimisht për qasjen ndaj dialogut me Serbinë. Nga ana tjetër, ai ka mbajtur marrëdhënie të afërta me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, nga i cili është dekoruar me Urdhrin e Flamurit Serb për kontributin e tij në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark