Insajderi
Lajme

Gjendet një person pa shenja jete në bodrumin e një banese në Pejë

Insajderi
03 August 2026 - 09:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjendet një person pa shenja jete në bodrumin e një banese në Pejë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është gjetur pa shenja jete në bodrumin e një banese në rrugën “UÇK” në Pejë, mbrëmjen e së dielës.

“Policia është njoftuar se në bodrumin e një banese në rrugën ‘UÇK’ në Pejë ndodhej një person i shtrirë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa personi është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë. Aty, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka deklaruar Rugova.

Rugova theksoi se për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.“Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa autoritetet kompetente po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes”, theksoi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark