Insajderi
Insporti

Nxehet situata për Julian Alvarez, riaktivizohet Barcelona- Këto janë të rejat e fundit

Insajderi
04 August 2026 - 22:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nxehet situata për Julian Alvarez, riaktivizohet Barcelona- Këto janë të rejat e fundit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Barcelona siç duket do të tentojë për së dyti herë për Julian Alvarez.

Kështu po raportojnë mediat spanjolle, ku sipas tyre, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco dhe skauti João Amaral janë në Madrid.

Kjo po vlerësohet si përpjekja e fundit për të nënshkruar me Julián Álvarez.

Në orët në vijim, pritet takim me Fernando Hidalgo, agjentin e sulmuesit argjentinas.

Mediat spanjolle thonë se Deco dhe presidenti i Barcelonës, Laporta, nuk duan të heqin dorë nga Alvarez. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark