Insajderi
Lajme

Dy persona ndalohen në Zubin Potok, dyshohet se kaluan ilegalisht kufirin nga Serbia

Insajderi
05 August 2026 - 10:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dy persona ndalohen në Zubin Potok, dyshohet se kaluan ilegalisht kufirin nga Serbia
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Çeçevë të Zubin Potokut, nën dyshimin se kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në territorin e Kosovës.

Rasti ka ndodhur më 4 gusht, rreth orës 02:30. Dy të dyshuarit, meshkuj kosovarë, janë ndaluar derisa po lëviznin me një veturë.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur kërpudha për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacion për prejardhjen e tyre.

Me vendim të prokurorit, malli i është dorëzuar Doganës së Kosovës, ndërsa dy të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark