Insajderi
Lajme

Nga sot mbyllet rruga “Ilir Konushevci” në Prishtinë, shkak punimet

Insajderi
05 August 2026 - 15:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nga sot mbyllet rruga “Ilir Konushevci” në Prishtinë, shkak punimet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik se nga data 5 deri më 10 gusht 2026, rruga “Ilir Konushevci” do të jetë tërësisht e mbyllur për qarkullim të automjeteve.

Mbyllja e përkohshme përfshin segmentin që shtrihet nga parkingu prapa objektit të Komunës (në rrugën “UÇK”) e deri te semaforët në kryqëzimin e rrugëve “Lidhja e Prizrenit” dhe “Ahmet Haxhiu”.

Sipas njoftimit zyrtar, ky ndaloj i qarkullimit bëhet për shkak të realizimit të punimeve për riasfaltimin e këtij segmenti të rëndësishëm rrugor.

Komuna u kanë bërë thirrje qytetarëve që gjatë kësaj periudhe pesëditore të shfrytëzojnë rrugët alternative për lëvizje, duke kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre deri në përfundimin e punimeve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark