Insajderi
Lajme

Rrëzohet një shtyllë në Sllatinë të Madhe të Fushë Kosovës, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Insajderi
05 August 2026 - 17:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrëzohet një shtyllë në Sllatinë të Madhe të Fushë Kosovës, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një shtyllë është rrëzuar në fshatin Sllatinë e Madhe, në komunën e Fushë Kosovës, duke shkaktuar shqetësim te banorët për shkak të rrezikut që paraqet për kalimtarët dhe automjetet.

Sipas banorëve, shtylla është rrëzuar të hënën, mirëpo deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim për largimin apo riparimin e tij.

Banorët thonë se gjendja paraqet rrezik dhe kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më shpejt për sanimin e situatës dhe shmangien e ndonjë incidenti të mundshëm.

Ata u bëjnë apel autoriteteve kompetente që të reagojnë me urgjencë, pasi shtylla i rrëzuar vazhdon të mbetet në të njëjtin vend prej disa ditësh.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark