Insajderi
Lajme

Gola: Me LDK’në i kemi votat në tetik, janë 80-të por s’kemi siguri, të jemi të sinqertë

Insajderi
05 August 2026 - 18:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gola: Me LDK’në i kemi votat në tetik, janë 80-të por s’kemi siguri, të jemi të sinqertë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka deklaruar se edhe në rast të një marrëveshjeje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, 80 votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit nuk janë të sigurta.

Në një intervistë për emisionin FRONTAL në T7, Gola tha se nevojiten më shumë vota për të garantuar sigurinë e procesit.

“Mund të jenë të rralla rastet kur mund të jenë votat kështu me ‘tetik’, dhe s’ka siguri. Janë 80 vota. S’është e rastësishme që Kurti e përmendi se duhen më shumë vota për siguri”, ka deklaruar ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark