Insajderi
Lajme

Incident në Brezovicë, 65-vjeçari dyshohet se kanosi me armë tre persona pas një mosmarrëveshjeje

Insajderi
05 August 2026 - 22:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Incident në Brezovicë, 65-vjeçari dyshohet se kanosi me armë tre persona pas një mosmarrëveshjeje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme Stacioni Policor në Shtërpcë ka pranuar një informacion për një rast të kanosjes me armë zjarri në Brezovicë, në afërsi të qendrës së skijimit.

Sipas hetimeve fillestare, tre persona, të cilët po lëviznin me kuajt e tyre në një shteg të ngushtë malor, janë përballur me një person tjetër, i cili dyshohet se kishte lënë kalin e tij në rrugë dhe kishte refuzuar ta largonte për t’u mundësuar kalimin.

Pas një mosmarrëveshjeje verbale, sipas Policisë, i dyshuari me inicialet N.H., 65 vjeç, dyshohet se ka nxjerrë një pistoletë dhe i ka kanosur tre personat, duke përdorur njëkohësisht edhe fjalë fyese.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, për hetime të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark