Insajderi
Biznes

Blero i kënaqur me rezultatin, tregon pamjen e re pas trajtimit të fundit në ‘Ozone Clinic’

Insajderi
06 August 2026 - 12:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Blero i kënaqur me rezultatin, tregon pamjen e re pas trajtimit të fundit në ‘Ozone Clinic’
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këngëtari i njohur Blero Muharremi ka ndarë së fundmi me ndjekësit e tij rezultatet e trajtimit për mbjelljen e flokëve në “Ozone Hair Clinic”, duke treguar me kënaqësi flokët e rinj që kanë nisur t’i rriten me sukses.

Përmes një videoje mjaft transparente, Blero u shpreh i kënaqur me përvojën e tij dhe u bëri thirrje të gjithë atyre që kanë nevojë për një ndërhyrje të tillë që t’i besojnë kësaj klinike.

Nga ana tjetër, vetë klinika e shoqëroi videon me një mesazh: “Ka zëra që i njeh menjëherë dhe ka ndryshime që i ndjen. Blero nuk ndau vetëm një rezultat, ndau një përjetim. Kur një artist e ndjen veten mirë, kjo shihet.”

“Ozone Hair Clinic” vazhdon të mbetet një nga zgjedhjet më të besuara për profesionalizmin dhe standardin e lartë që ofron.

Ndër vite, personazhe të njohur të ekranit e artit — si Blero, Afrim Muçiqi e shumë të tjerë — ia kanë besuar me plot bindje kujdesin dhe pamjen e tyre këtij ekipi profesionistësh.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark