Insajderi
Show

Pas publikimit të videos ku shihet duke shtënë me armë në lokal, Labinot Rexha paraqitet në polici

Insajderi
07 August 2026 - 10:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas publikimit të videos ku shihet duke shtënë me armë në lokal, Labinot Rexha paraqitet në polici
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këngëtari Labinot Rexha ka bërë të ditur se është lajmëruar nga Policia për t’u intervistuar lidhur me videon e publikuar, ku shihet duke shtënë me armë gjatë një ahengu familjar në Klinë.

“Jam lajmëruar sot në Polici, por do të intervistohem të hënën”, ka deklaruar Rexha.

Ai ka mohuar se bëhet fjalë për armë të vërtetë, duke sqaruar se pistoleta ka qenë me gaz.

Rexha gjithashtu ka pretenduar se arma ishte e një dasmori.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark