Deputeti i betuar i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas qëndrimeve të fundit politike të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se partia e tij ka vullnet për të ndihmuar në themelimin e institucioneve.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Hoti ka theksuar se krijimi i institucioneve mund të bëhet vetëm përmes gatishmërisë për kompromis.
“Po i përcjell qëndrimet politike të djeshme dhe të sotme të zyrtarëve të LVV-së. Sigurisht se LDK-ja ka vullnet të ndihmojë në themelimin e institucioneve. Por kjo duhet dhe mund të bëhet vetëm duke treguar gatishmëri për kompromis”, ka shkruar Hoti.
Ai ka kritikuar edhe përmendjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme si mundësi për zgjidhjen e ngërçit politik, duke thënë se një qasje e tillë nuk sjell rezultat.
“Duke shantazhuar me zgjedhje të jashtëzakonshme nuk arrihet asgjë. Përkundrazi”, ka deklaruar deputeti i LDK-së.