Insajderi
Lajme

“Mbeturinat në deponi vetëm me autorizim”, del vendimi i ri për Sferkën

Insajderi
07 August 2026 - 13:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Mbeturinat në deponi vetëm me autorizim”, del vendimi i ri për Sferkën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Ambienti”  ka njoftuar se,nga data 10 gusht nuk do të lejohet më dërgimi individual i mbeturinave nga bizneset në Deponinë Sanitare Rajonale në Sferkë të Thatë, pa autorizim paraprak nga kompania.

Ky vendim është ndërmarrë me qëllim të sigurimit të një menaxhimi më të rregullt, efikas dhe transparent të procesit të grumbullimit dhe trajtimit të mbeturinave.

KRM “Ambienti” Sh.A. ofron shërbimin e grumbullimit dhe transportit të mbeturinave për klientët juridikë në mënyrë të organizuar dhe të vazhdueshme, në bazë të itinerareve të përcaktuara dhe kontratave të shërbimit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark