Insajderi
Lajme

Mustafa: Brukseli vlerëson se kemi përmbushur kriteret për viza

Insajderi
29 April 2016 - 11:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Isa Mustafa ka ripërsëritur se pret që brenda disa javësh Komisioni Evropian të rekomandojë heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Kjo për shkak se sipas tij, Brukseli ka vlerësuar pozitivisht punën e institucioneve të Kosovës në përmbushjen e të gjitha kritereve të mbetura për liberalizimin e vizave.

Për dallim nga kryeministri, vartësi i tij, Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Collaku, ka thënë ditë më parë se rekomandimi nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave është vetëm cështje ditësh e jo javësh./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark