Insajderi
Lajme

Basha: Kush kërkon konstituim të Kuvendit pa zgjidhje për president, synon të na çojë në zgjedhje

Insajderi
08 August 2026 - 11:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Basha: Kush kërkon konstituim të Kuvendit pa zgjidhje për president, synon të na çojë në zgjedhje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, tha nëse insistohet të zgjidhet vetëm kryetari i Kuvendit, por jo të bëhet zgjidhje edhe për presidentin, atëherë sipas Bashës po synohen zgjedhjet e reja.

“Nëse insistojmë për kryetar të Kvuendit e thonë që s’qëndrojmë për presidnet, i bjen që po dojnë me na cu në zgjedhje. Kushdo që insiston për këtë, tregon që don me na dërgu në zgjedhje e ne po e themi të kundërtën, ejani të merremi vesh për të gjitha pozitat”, ka thënë Basha.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark