Insajderi
Insporti

Eskalojnë tifozët e “Zvezdës”, i thonë Vuçiqit: “serbët po derdhin gjak në Kosovë”

Insajderi
08 August 2026 - 22:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Eskalojnë tifozët e “Zvezdës”, i thonë Vuçiqit: “serbët po derdhin gjak në Kosovë”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Me rastin e vizitës të kreut të shtetit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Serbi, tifozët e skuadrës serbe të futbollit “Cërvena Zvezda”, ngritën një banderolë me një mesazh për kreun e shtetit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Delije”, siç njihën këta tifozë, Zelenskyn e quajtën “nazist”, e për serbët e Kosovës pretenduan se “po derdhin gjak”, raporton media serbe “n1info”.

“Derisa ti e pret një nazist në Beograd, Serbët po derdhin gjak në Kosovën e kryqëzuar”, ishin pankartat e tyre.

Ndonëse fansat e klubit serb nuk e përmendën presidentin serb me emër, ky mesazh me shumë gjasë i drejtohet atij meqë ishte vetë ai që e priti presidentin ukrainas.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark