Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, i ka reaguar Lëvizjes Vetëvendosje, pasi një grup i këtij subjekti politik, përfshirë edhe këshilltarin e Albin Kurtit, shpërndanë përmbajtje të rreme kinse mediat serbe kanë mbështetur veprimin e deputetes në Kuvend. Kadriaj goditi me vezë kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, në seancën konstituive si shenjë rrevolte për ngërçin institucional.
Kadriaj me anë të një postimi në ‘Facebook’ deklaroi, duke thënë se “as Beogradi s’ju shpëton”, shkruan Insajderi.
“Ju kanë ra maskat. As Beogradi s’ju shpëton!”, deklaroi ajo.
Elvis Hoxha, bashkëpunëtor i kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ka kërkuar falje për shpërndarjen e një lajmi fals, kinse mediat serbe kanë lavdëruar deputeten e Aleancës për goditje me vezë në formë proteste ndaj shefit të ekzekutivit.
Hoxha me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka pretenduar se është e vështirë që të ndahet informacioni i vërtetë me atë të rremë.
“Shpërndava para pak orësh një info të rremë dhe për këtë kërkoj falje. Në postimin tim shplrndava një foto të sajuar e ballinës së një gazete serbe me në qendër foton e deputetes Time Kadria.
Është bërë shumë e vështirë të ndash informacionin e vërtetë nga ai i rremë. Po kërkoj edhe një herë falje për shpërndarjen e një informacioni të rremë“, ka deklaruar ai. /Insajderi.org/