Insajderi
Insporti

Mesfushori kosovar tund rrjetën në Superligën e Zvicrës, Rrudhani shënoi një super gol me vollej

Insajderi
09 August 2026 - 18:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mesfushori kosovar tund rrjetën në Superligën e Zvicrës, Rrudhani shënoi një super gol me vollej
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mesfushori kosovar, Donat Rrudhani, po vazhdon me paraqitje të mira në elitën e futbollit zviceran, duke shënuar për të dytën ndeshje radhazi.

Futbollisti i Sionit kësaj radhe realizoi një gol spektakolar, pasi goditi fuqishëm me vollej nga distanca dhe e la portierin kundërshtar pa asnjë mundësi për të reaguar.

Rrudhani duket se po kalon një periudhë të mirë të sezonit, teksa golat e fundit po i japin edhe më shumë besim në fushë.

Paraqitjet e tij mund t’i hapin derën edhe për një rikthim te Kombëtarja e Kosovës, sidomos nëse vazhdon me këtë ritëm.

Emri i Rrudhanit ka qenë në listën e gjerë të “Dardanëve”, ndërsa forma e fundit mund ta bëjë atë sërish një alternativë për përzgjedhësin Franco Foda.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark