Insajderi
Lajme

KRU “Prishtina” zbulon lidhje ilegale të ujit në Veternik dhe në disa lokale në sheshin “Xhorxh Bush”

Insajderi
09 August 2026 - 23:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KRU “Prishtina” zbulon lidhje ilegale të ujit në Veternik dhe në disa lokale në sheshin “Xhorxh Bush”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka zbuluar disa lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në lagjen Veternik, si dhe në disa lokale në sheshin e Prishtinës.

Sipas KRU “Prishtina”, lidhjet ilegale janë shkyçur nga rrjeti, ndërsa lëndët përkatëse do t’i përcillen Prokurorisë për procedim të mëtejshëm.

Në një njoftim tjetër, kompania ka bërë të ditur se lidhje ilegale janë evidentuar edhe në sheshin “Xhorxh Bush”.

“Gjatë gjithë ditës së sotme janë evidentuar më shumë lidhje ilegale sesa lidhje legale. Kjo është e papranueshme!”, thuhet në reagimin e KRU “Prishtina”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark