Insajderi
Botë

Trump: Irani ka një inflacion 300%, nuk ka asnjë vlerë! Janë negociatorë dinakë

Insajderi
11 August 2026 - 19:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trump: Irani ka një inflacion 300%, nuk ka asnjë vlerë! Janë negociatorë dinakë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump mbrojti edhe një herë strategjinë e tij në luftën kundër Iranit dhe sugjeroi se situata ekonomike e Teheranit është bërë e paqëndrueshme, duke e quajtur veten si “bankieri i tyre”.

Në një intervistë me “Real America’s Voice”, komentet e presidentit amerikan u përqendruan në masat e mundshme ekonomike për të ushtruar presion mbi Iranin mes bllokimit të dukshëm në negociatat për Ngushticën e Hormuzit.

“Lëreni të shkojë kot dhe shikoni sa keq janë gjërat për ta: Ata kanë inflacion 300%, nuk kanë asnjë vlerë. Monedha e tyre nuk vlen pothuajse asgjë. Ata nuk i paguajnë ushtarët e tyre. Ushtarët po largohen. Kështu që duhet të vazhdojmë, sepse situata është e paqëndrueshme.”, deklaroi presidenti i SHBA.

Më pas ai iu referua iranianëve si negociatorë “dinakë”, pasi sipas tij, në fillim bien dakord për kushtet e SHBA dhe më pas i mohojnë.

“Iranianët janë negociatorë shumë dinakë sepse së pari bien dakord për diçka, pastaj shkojnë dhe i thonë shtypit se nuk e kanë bërë vetë. Ata janë njerëz vërtet të pandershëm“, shtoi ai


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark