Insajderi
Lajme

Krasniqi: LDK-ja po i bën argat gratis LVV-së, e këto veprime po përdhoset edhe historia e saj

Insajderi
12 August 2026 - 14:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Krasniqi: LDK-ja po i bën argat gratis LVV-së, e këto veprime po përdhoset edhe historia e saj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Profesori Milazim Krasniqi, tha se LDK ka sabotuar formimin e Qeverisë nga opozita para zgjedhjeve të fundit.

Krasniqi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se sikur të formohej ajo qeveri, so nuk do të ishte kjo gjendje.

Ndërsa, ka thënë se duke u fshehur LDK-ja po i bën argat gratis LVV-së.

“Per keqardhje: LDK sabotoi formimin e qeverise nga opozita para ketyre zgjedhjeve. Po te formohej ajo qeveri, sot nuk do te ishte kjo gjendje pa shtegdalje. E dyta, tash duke u fshehe, LDK po i ben argat gratis LVV-se. Me se miri eshte per te te futet ne qeveri dhe te dale nga pozita e mjere ku eshte sot si vasale e LVV. Nese shkelja e Kushtetutes nuk e shqeteson LDK-ne, kauza e saj, ka marre fund. Fatkeqesisht, me keto veprime po perdhoset edhe historia e saj. Mua kjo me deshperon shume”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark