Insajderi
Lajme

PSRK dhe Policia kontribuojnë në arrestimin e një kosovari në Greqi, iu gjeten 324 kg marihuanë

Insajderi
15 August 2026 - 21:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
PSRK dhe Policia kontribuojnë në arrestimin e një kosovari në Greqi, iu gjeten 324 kg marihuanë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy persona janë arrestuar në Selanik të Greqisë, nën dyshimin për trafikim të narkotikëve, në kuadër të një hetimi disamujor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar mes Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Në mesin e të arrestuarve është edhe një shtetas i Kosovës me inicialet A.G., ndërsa gjatë operacionit autoritetet greke kanë sekuestruar 324 kilogramë substancë narkotike të llojit kanabis.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë kontribuar në hetim përmes shkëmbimit të informacioneve dhe veprimeve hetimore me autoritetet partnere.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark