Insajderi
Lajme

45-vjeçari ndalohet në Kaçanik, policia i gjen pistoletë dhe 12 fishekë

Insajderi
19 August 2026 - 18:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
45-vjeçari ndalohet në Kaçanik, policia i gjen pistoletë dhe 12 fishekë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zyrtarët policorë në Kaçanik kanë ndaluar një person, të cilit gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur sot rreth orës 22:10, kur zyrtarët policorë të njësisë së hetimeve të Stacionit Policor në Kaçanik, gjatë patrullimit me automjet zyrtar, kanë vërejtur një person duke qëndruar në këmbë në parkingun e Varrezave të Dëshmorëve në Kaçanik.

Gjatë kontrollit të dokumenteve dhe verifikimit, zyrtarët policorë te personi B.G., 45 vjeç, kanë gjetur një armë zjarri, përkatësisht një pistoletë, së bashku me një karikator me 12 fishekë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për intervistim, ndërsa është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

“Arma e zjarrit është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore”, ka njoftuar Policia e Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark