Insajderi
Botë

Pas të nxehtit ekstrem, Austria goditet nga stuhi të fuqishme, breshër dhe reshje të rrëmbyeshme

Insajderi
20 August 2026 - 23:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas të nxehtit ekstrem, Austria goditet nga stuhi të fuqishme, breshër dhe reshje të rrëmbyeshme
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas një vale të gjatë të nxehtit ekstrem , Austria po përballet me stuhi të fuqishme, rrebeshe shiu dhe ulje të temperaturave.

Një stuhi e fortë shiu të enjten ka përfshi Vjenën. Ekspertët e meteorologjisë lëshuan nivelin më të lartë të paralajmërimit për motin e ligë, për breshër të madh dhe erëra të forta në të gjithë qytetin, raporton albinfo.at

Sipas një harte paralajmëruese të UWZ (Shërbimi i Motit të Vjenës), moti i ligë preku pothuajse të gjithë kryeqytetin austriak. Mediat austriake raportojnë se “Bezirk-u”23-të u godit më së shumti. Stuhi të forta breshëri janë publikuar tashme në rrjete sociale, transporton albinfo.at.

Meteorologët kanë paralajmëruar se moti i ngjajshëm do të vazhdojë edhe në orët e ardhshme.

Ekspertët e motit paralajmërojnë për pasoja të rëndësishme nga situata aktuale. Përrenjtë dhe lumenjtë më të vegjël mund të fryhen ndjeshëm brenda një kohe të shkurtër dhe të dalin nga shtrati në disa vende. Shiu i rrëmbyeshëm mund të shkaktojë gjithashtu përmbytje të bodrumeve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark