Policia ka njoftuar për një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur në rrugën “Bahri Fazliu”, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë me targa vendore.
Policia ka bërë të ditur se zyrtari policor i kishte dhënë shenjë drejtuesit të motoçikletës që të ndalonte, por ai kishte vazhduar lëvizjen në përpjekje për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Gjatë kësaj, motoçiklisti ka goditur zyrtarin policor, si dhe është përplasur me veturën. Si pasojë, lëndime kanë pësuar polici dhe dy persona që ndodheshin në automjet.
“Rr. Bahri Fazliu, Prishtinë 21.08.2026 – 21:10. Ka ndodhë aksident në trafik në të cilin ka qenë të përfshira një motoçikletë dhe një veturë me targa vendore. Deri te aksidenti ka ardhur kur drejtuesit të motoçikletës polici i ka dhënë shenjë për t’u ndalë, por i dyshuari ka tentuar të shmanget duke mos iu bindur urdhrit të policit, e ka goditur policin dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit, zyrtari policor dhe dy personat në veturë kanë pësuar lëndime”.