Insajderi
Lajme

Shqiptohen gjoba mbi 14 mijë euro për mjetet e rënda që tejkaluan peshën e lejuar, Ministria jep detaje

Insajderi
22 August 2026 - 13:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shqiptohen gjoba mbi 14 mijë euro për mjetet e rënda që tejkaluan peshën e lejuar, Ministria jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, njoftoj se gjatë periudhës 14–21 gusht 2026, ekipet e Ministrisë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë kontrolluar peshën e 103 mjeteve të rënda.

Nga këto kontrolle, në 30 raste është evidentuar tejkalim i peshës së lejuar. 11 prej shkeljeve janë kryer nga persona fizikë, ndërsa 19 nga persona juridikë.

Për këto shkelje janë shqiptuar gjoba në vlerë të përgjithshme prej 14 mijë e 910 eurosh.

Ministria ka bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë pa ndërprerje, duke theksuar se tejkalimi i peshës së lejuar dëmton infrastrukturën rrugore, rrezikon pjesëmarrësit në komunikacion dhe krijon kosto shtesë për shtetin.

Ministria u ka bërë thirrje pronarëve të mjeteve dhe kompanive transportuese që t’i respektojnë kufizimet ligjore, me qëllim mbrojtjen e investimeve publike dhe garantimin e sigurisë në rrugë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark