Insajderi
Lajme

Policia konfirmon raportimin e Insajderit: Punëtori 49-vjeçar ra nga lartësia në Veternik, vdiq në vendin e ngjarjes

Insajderi
24 August 2026 - 11:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia konfirmon raportimin e Insajderit: Punëtori 49-vjeçar ra nga lartësia në Veternik, vdiq në vendin e ngjarjes
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazeta Insajderi ka raportuar më herët për një rast tragjik në lagjen Veternik të Prishtinës, ku një person dyshohej se kishte humbur jetën në vendin e punës.

Rastin e ka konfirmuar për Insajderin edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar se 49-vjeçari ka rënë nga një lartësi derisa ishte duke punuar.

“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën se një person ka rënë nga një lartësi (objekt) në lagjen Veternik në Prishtinë, derisa ishte duke punuar. Viktima mashkull, 49 vjeç, nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti për Insajderin.

Sipas saj, Policia, në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës, ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit.

“Policia në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës kanë nisë një hetim lidhur me këtë rast”, tha ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark