Insajderi
Lajme

Vdes në QKUK këmbësori që u godit nga vetura në rrugën Podujevë-Prishtinë

Insajderi
25 August 2026 - 21:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vdes në QKUK këmbësori që u godit nga vetura në rrugën Podujevë-Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një këmbësor ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një veturë në rrugën Podujevë-Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur të hënën rreth orës 20:30, ndërsa këmbësori fillimisht ishte dërguar për trajtim në QKUK.

Policia ka njoftuar se sot rreth orës 10:00 është informuar nga QKUK-ja për vdekjen e këmbësorit. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Ndërkohë, hetuesit e Njësitit të Trafikut Rajonal kanë identifikuar dhe lokalizuar të dyshuarin, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark