Insajderi
Lajme

Sulmoi dhe kanosi policët gjatë shqiptimit të tiketës, arrestohet një person në Prishtinë

Insajderi
26 August 2026 - 10:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sulmoi dhe kanosi policët gjatë shqiptimit të tiketës, arrestohet një person në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka kanosur dhe sulmuar zyrtarët policorë gjatë shqiptimit të një tikete për kundërvajtje.

Rasti ka ndodhur më 25 gusht, rreth orës 09:40, në rrugën “Ahmet Krasniqi”.

Gjatë arrestimit, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë / 25.08.2026 – 09:40. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi gjatë shqiptimit të një tikete për kundërvajtjeje kishte kanosur dhe sulmuar zyrtarët policorë. Gjatë arrestimit, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark