Insajderi
Lajme

Bastisje në dy lokacione për rast narkotikësh, sekuestrohen mbi 21 mijë euro, ari dhe një veturë

Insajderi
26 August 2026 - 11:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bastisje në dy lokacione për rast narkotikësh, sekuestrohen mbi 21 mijë euro, ari dhe një veturë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës njoftoj se pas kontrollit në dy lokacione të i dyshuari janë sekuestruar edhe para, stoli ari, veturë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Lezhës” në Prishtinë, të martën në ora 09:30.

“Pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar i dyshuari m/k. Gjatë bastisjes në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar 15 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe një peshore digjitale. Po ashtu, si prova janë sekuestruar 21,375 euro para të gatshme, stoli ari, një veturë dhe një motoçikletë”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i cili ka qenë në vendngjarje i dyshuari është dërguar në mbajtje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark