Insajderi
Lajme

Përplasje mes kamionit dhe veturës në autostradë, një person vdes dhe dy të tjerë lëndohen

Insajderi
26 August 2026 - 21:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përplasje mes kamionit dhe veturës në autostradë, një person vdes dhe dy të tjerë lëndohen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në autostradë, rreth 29 kilometra larg Vërmicës.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:27 dhe në të janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

“Në aksident janë përfshirë dy automjete (një kamion dhe një veturë). Në vendin e ngjarjes, pos njësive policore, janë thirrur edhe ekipet mjekësore. Si pasojë e aksidentit, sipas ekipit mjekësor, një person është pa shenja jete, kurse dy të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë bartur për trajtim mjekësor”, ka deklaruar Krasniqi.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe ekipet mjekësore, të cilat kanë konstatuar vdekjen e një personi, ndërsa dy të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark