Insajderi
Lajme

Pamje dramatike nga përmbytjet në Nepal: Njerëzit vrapojnë, teksa uji ‘përpin’ gjithçka

Insajderi
27 August 2026 - 10:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pamje dramatike nga përmbytjet në Nepal: Njerëzit vrapojnë, teksa uji ‘përpin’ gjithçka
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Përmbytje masive dhe rrëshqitje dheu kanë shkaktuar një katastrofë të rëndë në zonën kufitare mes Nepalit dhe Tibetit, pas një shpërthimi të ujit të bllokuar në anën tibetiane.

Sipas autoriteteve nepaleze, të paktën 165 persona kanë humbur jetën dhe 826 të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për të mbijetuarit.

Pamjet e kamerave të sigurisë nga Tibeti tregojnë një mur uji dhe balte që godet ndërtesat në pikën kufitare, ndërsa imazhe të tjera nga Nepali tregojnë njerëz që përpiqen të largohen teksa përmbytja përparon me shpejtësi.

Deri më tani, autoritetet në Nepal thonë se kanë mundur të shpëtojnë të paktën 114 persona.

E teksa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë, pamjet që përcjellin mediat ndërkombëtre, zbulojnë përmasat e dëmit në distriktin Nuwakot. Blloqe banimi dhe makina shihen të zhytura në baltë dhe ujë, disa pothuajse plotësisht.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark