Insajderi
Lajme

Alarmi për bomba në Shqipëri- zbardhet email-i kërcënues: Jemi “Shteti islamik” kemi vendosur një bombë

Insajderi
27 August 2026 - 12:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Alarmi për bomba në Shqipëri- zbardhet email-i kërcënues: Jemi “Shteti islamik” kemi vendosur një bombë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një email kërcënues i mbërritur në disa institucione në Shqipëri ka alarmuar autoritetet e sigurisë.

Mesazhi, i cili pretendohet se është dërguar në emër të “Shtetit islamik”, përmban kërcënim për vendosjen e një bombe në ambientet e institucioneve.

Në email thuhet:

“Përshëndetje. Ky është ‘Shteti islamik’. Me vullnetin e Allahut, kemi vendosur një bombë në ndërtesën tuaj. Ajo do të shpërthejë pas dy orësh. Pas kësaj, ju të pafatë do të copëtoheni. Pastaj do t’ju vrasim”.

Mesazhi ka shkaktuar reagimin e strukturave të sigurisë, ndërsa policia e shtetit dhe strukturat e specializuara të antiterrorit kanë nisur verifikimet dhe kontrollet në ambientet ku është marrë emaili.

Sipas raportimeve, bëhet fjalë për disa institucione, kryesisht në sektorin shëndetësor dhe në shërbime të ndryshme. Kontrollet po kryhen me qen antieksplozivë dhe pajisje të tjera të specializuara.

Nga kontrollet e kryera deri tani nuk është konstatuar prani e lëndëve apo mjeteve shpërthyese dhe dyshohet se bëhet fjalë për një alarm të rremë. Verifikimet po vijojnë edhe në ambientet e SPAK-ut, ndërsa hetuesit po punojnë për të zbardhur burimin e emailit dhe për të identifikuar autorët e kërcënimit. /euronews.al/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark