Insajderi
Lajme

“Rrahu brutalisht gruan” Kërkohet paraburgim për burrin që vrau gruan 80 vjeçare në Prizren

Insajderi
27 August 2026 - 15:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Rrahu brutalisht gruan” Kërkohet paraburgim për burrin që vrau gruan 80 vjeçare në Prizren
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit B.D., i cili dyshohet për vrasjen e gruas së tij në moshën 80 vjeçare

Sipas Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 26 gusht 2026, rreth orës 00:05, në një shtëpi familjare në Prizren.

Bazuar në kërkesën për caktimin e paraburgimit, pas një fjalosjeje me bashkëshorten e tij, viktimën me inicialet L.D., i dyshuari dyshohet se e ka sulmuar fizikisht atë, duke e goditur dhe përplasur disa herë kokën në tokë.

Si pasojë e lëndimeve të marra në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Prokuroria ka bërë të ditur gjithashtu se, pas ngjarjes, B.D. dyshohet se ka tentuar të fshijë gjurmët e rastit, ndërsa më pas ka njoftuar familjarët për atë që kishte ndodhur.

I dyshuari po hetohet për veprën penale “Vrasja e rëndë”, sipas nenit 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark