Insajderi
Lajme

Borxhe deri në 9 mijë euro për ujë, KRU “Prishtina” ua ndërpret furnizimin dy konsumatorëve në Hajvali

Insajderi
31 August 2026 - 11:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Borxhe deri në 9 mijë euro për ujë, KRU “Prishtina” ua ndërpret furnizimin dy konsumatorëve në Hajvali
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy raste të mospagesës së faturave të ujit kanë çuar në ndërprerjen e furnizimit nga sistemi publik i ujësjellësit KRU “Prishtina”, në rrugën “Brigada 153” në Hajvali.

Bëhet fjalë për dy konsumatorë me borxhe të konsiderueshme ndaj shërbimit të ujësjellësit. Njëri prej tyre ka detyrime prej rreth 5 mijë eurosh, ndërsa konsumatori tjetër rreth 9 mijë euro.

Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, këto detyrime janë akumuluar për një periudhë të gjatë. Pas mosshlyerjes së borxheve, janë ndërmarrë masat përkatëse dhe të dy konsumatorëve u është ndërprerë furnizimi me ujë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark