Insajderi
Lajme

PDK mban mbledhje me kryesinë dhe kryetarët e degëve, në fokus marshi për çlirimtarët në Hagë

Insajderi
31 August 2026 - 16:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
PDK mban mbledhje me kryesinë dhe kryetarët e degëve, në fokus marshi për çlirimtarët në Hagë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Partia Demokratike e Kosovës po zhvillon një mbledhje me Kryesinë dhe kryetarët e degëve, ku një nga çështjet që po diskutohet është organizimi i marshit në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Mbledhja e PDK-së zhvillohet në një moment të rëndësishëm politik, menjëherë pas dakordimit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për emrin e kandidatit për president të Kosovës.

Në takimin e PDK-së pritet të diskutohen hapat e mëtejmë lidhur me mobilizimin dhe organizimin e mbështetjes për çlirimtarët në Hagë, si dhe zhvillimet e fundit politike në vend.

Detaje të tjera nga mbledhja pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të saj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark