Insajderi
Show

Surprizat nuk kanë fund, edhe një emër i njohur i muzikës shqiptare do të këndojë në dasmën e Kides

Insajderi
31 August 2026 - 22:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Surprizat nuk kanë fund, edhe një emër i njohur i muzikës shqiptare do të këndojë në dasmën e Kides
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shkurte Gashi është bërë gati për një tjetër dasmë, por këtë herë bëhet fjalë për një prej emrave më të njohur të estradës.

Këngëtarja ka mbërritur në Romë, ku nesër, më 1 shtator, Kida dhe Ajbi do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me dasmë.

“Gati për nesër”, ka shkruar Shkurta nga kryeqyteti italian, duke etiketuar Kidën dhe Ajbin, ndërsa pamjet i ka shoqëruar pikërisht me një këngë të Kidës.

E kur në një dasmë është Shkurte Gashi, atmosfera vështirë se mund të mungojë. Këngëtarja njihet prej vitesh për repertorin dhe energjinë në ahengje, ndaj prania e saj në festën e Kidës premton një natë të veçantë.

Në Romë, Shkurta ndodhet së bashku me bashkëshortin e menaxherin e saj, Albert Limanin, ndërsa tashmë gjithçka është gati për ditën e madhe.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark